170 banesa sociale për të pastrehët në 2026: Ja qytetet ku do të shpërndahen projektet e reja në Shqipëri

170 bane­sa sociale nda­hen këtë vit për të pas­tre­hët – ja qytetet për­fituese

Në 10 vitet e fun­dit, Enti Kom­bë­tar i Bane­save ka ndër­tu­ar 1026 njësi ban­i­mi, përf­shirë aparta­mente, njësi shër­bi­mi dhe garazhe me kos­to të ulët, të des­tin­uara për famil­jet e pas­tre­ha në vend.

Megjithatë, prob­le­mi i stre­him­it mbetet ende një nga sfi­dat më të mëd­ha sociale në Shqipëri, krye­sisht për shkak të bux­hetit të kufizuar dhe kërkesës së lartë për bane­sa sociale.

Sipas të dhë­nave zyrtare, Enti Kom­bë­tar i Bane­save ka real­izuar deri më tani 733 aparta­mente me fondet e veta, ndër­sa gjatë vitit 2026 pritet të stre­ho­hen gjith­sej 170 famil­je në disa bash­ki të ven­dit.

Aktu­al­isht, janë në pro­ces ndër­ti­mi 170 aparta­mente të reja, të shpërn­dara si më poshtë:

70 aparta­mente në Vlorë

30 aparta­mente në Shi­jak

30 aparta­mente në Bur­rel

40 aparta­mente në Berat


Drej­tori i Entit Kom­bë­tar të Bane­save, Besmir Hysa, thek­soi se insti­tu­cioni syn­on zgjer­im­in grad­ual të pro­grameve të stre­him­it dhe për­mirësimin e stan­dard­eve të banim­it në vend.

Sipas tij, pro­jek­tet e reja kanë si qël­lim jo vetëm ndër­timin e bane­save, por edhe kri­jimin e komu­niteteve të orga­nizuara dhe rrit­jen e cilë­sisë së jetesës për famil­jet për­fituese.

Në të njëjtën kohë, po për­gatitet edhe një strategji e re kom­bëtare për stre­himin, e cila pritet të foku­so­het në tre drej­time krye­sore: zgjer­im­in e pro­grameve sociale, rrit­jen e aksesit në ban­im dhe për­mirësimin e stan­dard­eve urbane.