Babai i Ervis Martinajt në GJKKO për pasuritë e sekuestruara: “Nuk duan ta zbardhin zhdukjen e djalit tim”

Babai i Ervis Mar­ti­na­jt në GJKKO për pasuritë e sekuestru­ara: “Nuk duan ta zbard­hin zhduk­jen e djalit tim”

Babai i Ervis Mar­ti­na­jt, Mustafa Mar­ti­naj, është paraqi­tur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të pro­ce­sit për kon­fiskimin e pasurive të lid­hu­ra me të birin dhe per­sona të tjerë të dyshuar.

Çësht­ja lid­het me sekuestrim­in e 34 pasurive, të vlerë­suara rreth 10 mil­ionë euro, ndër­sa sean­ca u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve.

Pas dal­jes nga gjyka­ta, Mustafa Mar­ti­naj deklaroi për medi­at se autoritetet nuk kanë bërë për­parim në zbard­hjen e fatit të djalit të tij, i zhdukur prej rreth tre vitesh.

“Nuk duan ta zbard­hin, pran­daj e lënë në Kurbin. Ua kam dhënë koor­di­natat e sak­ta dhe emra konkretë,” tha ai, duke hed­hur akuza edhe ndaj drejtuesve të poli­cisë krim­i­nale ndër vite.



Ai shtoi se ka dhënë dësh­minë e tij edhe në SPAK, por sipas tij, nuk është mar­rë asnjë veprim konkret më pas.

Në tetor të vitit 2025, famil­ja Mar­ti­naj kërkoi në Gjykatën e Lezhës që Ervis Mar­ti­naj të shpallej zyr­tar­isht i zhdukur, por ende nuk ka një vendim­mar­rje për këtë kërkesë. Sipas Prokuror­isë së Posaçme, në mungesë të provave të kundër­ta, ai vijon të kon­sidero­het ligjër­isht i gjal­lë.

Ervis Mar­ti­naj është i kërkuar ndërkom­bë­tar­isht nga SPAK, ndër­sa ndaj tij janë refer­u­ar edhe dësh­mi të bashkëpunë­torëve të drejtë­sisë për përf­shir­je të dyshuar në ngjar­je krim­i­nale.