
Ana Kallaku ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka folur për jetën personale, familjen dhe projektet e reja. Por vëmendjen më të madhe e morën përgjigjet e saj në lidhje me partneren e re të vëllait, Bes Kallaku.
Ndjekësit kanë qenë kuriozë të dinë më shumë për Ejonën, vajzën që ka fituar zemrën e aktorit, ndërsa Ana nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta për të. Moderatorja publikoi edhe një foto ku shfaqej e përqafuar me të, megjithëse pa ia zbuluar portretin.
“Kur do e shohim të fejuarën e Besit? Ai meriton çdo mirësi në botë”, ishte një nga pyetjet që mori Ana nga ndjekësit. Ajo u përgjigj duke sqaruar se zgjedhja për të mos u ekspozuar publikisht i përket vetë Ejonës.
“Pavarësisht dëshirës sonë të madhe, është totalisht zgjedhja e Ejonës sonë për të mos u ekspozuar”, shkroi Ana.
Në një tjetër përgjigje që mori shumë vëmendje në rrjet, Ana tregoi edhe raportin e veçantë që ka krijuar me partneren e re të vëllait.
“Sa shumë pyetje kam në inbox për Ejonën. Ajo është një burim i kulluar gëzimi në shtëpinë tonë! Paskam pritur 33 vite për të”, u shpreh moderatorja, duke lënë të kuptohet se partnerja e Besit është mirëpritur plotësisht nga familja Kallaku.
