“Je e paarritshme”, Parashqevi Simaku surprizon Mozën me dron në “Ferma VIP”

“Super­mod­ele me art dhe intelig­jencë”, Parashqe­vi Simaku sur­pri­zon Mozën në “Fer­ma VIP”, fer­mer­ja shpërthen në emo­cione

Një sur­prizë e veçan­të ka emo­cionuar Mimoza Ahmetin pas­diten e sotme në “Fer­ma VIP”. Një dron i dër­guar nga Elton Ilir­jani dhe Parashqe­vi Simaku mbër­ri­ti mbi fer­më me një mesazh dedikuar shkrimtares dhe artistes.

“Moza super­mod­ele me art dhe intelig­jencë”, shkruhej në ban­derolën që tërho­qi men­jëherë vëmend­jen e banorëve.

E prekur nga ky gjest, Mimoza Ahmeti nuk i fshe­hu emo­cionet dhe falën­deroi pub­lik­isht dyshen, duke vlerë­suar veçanër­isht rik­thimin e Parashqe­vi Simakut në vëmend­jen e pub­likut.

“Ju dua, ju dua. O Zot, çfarë kryeveprash jeni të dy. Ndosh­ta një ditë tako­he­mi dhe bëjmë një pro­jekt bashkë. Elton, çfarë mrekul­lie ke bërë me Parashqev­inë, duke e rik­thy­er dhe ekspozuar para njerëzve, që të kup­to­jnë çfarë dimen­sionesh ka njeriu. Nuk është turp të jetosh në metro. Nuk është turp fare me qenë ai që ndi­hesh. Parashqe­vi, të dua, je e paar­rit­shme”, u shpreh Moza mes emo­cionesh.

Momen­ti u prit me reag­ime të shum­ta edhe në rrjet, ku ndjekësit e cilë­suan sur­prizën si një nga ske­nat më prekëse të spek­tak­lit.