Qeveria miraton fondin/ Mbi 53 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e bagëtive

Qev­e­ria mira­ton fondin/ Mbi 53 mil­ionë lekë dëmsh­për­blim për fer­merët e prekur nga mur­ta­ja e bagë­tive

Qev­e­ria shqiptare ka mirat­u­ar këtë të mërkurë vendimin për kom­pen­simin finan­ciar të fer­merëve, kaf­shët e të cilëve janë prekur nga sëmund­ja e mur­ta­jës së rumi­nan­tëve të veg­jël gjatë vitit 2025.

Sipas vendim­it të mirat­u­ar në mbled­hjen e Këshilli i Min­is­trave, fon­di total i dëmsh­për­blim­it arrin në 53 345 500 lekë dhe do të shpërn­da­het për pronarët e kaf­shëve që janë therur, elimin­uar apo gro­po­sur pas kon­fir­mim­it të sëmund­jes nga anal­izat vet­erinare.

Vendi­mi bazo­het në ligjin “Për shër­bimin vet­eri­nar në Repub­likën e Shqipërisë” dhe parashikon që page­sat të mbu­lo­hen nga bux­heti i vitit 2026, i ako­r­d­uar për Min­is­tria e Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al, në kuadër të pro­gramit për sig­ur­inë ushqi­more dhe mbro­jt­jen e kon­suma­torit.

Sipas doku­men­tit zyr­tar, për­fitues do të jenë fer­merët kaf­shët e të cilëve rezul­tuan poz­i­tive me mur­ta­jën e rumi­nan­tëve të veg­jël, pas anal­izave të kry­era nga Insti­tu­ti i Sig­urisë Ushqi­more dhe Vet­eri­nar­isë.

Për zba­timin e këtij vendi­mi janë ngarkuar Min­is­tria e Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al dhe Autoriteti Kom­bë­tar i Vet­eri­nar­isë dhe Mbro­jt­jes së Bimëve.

Vendi­mi ka hyrë men­jëherë në fuqi dhe pritet të pub­liko­het në Fle­tor­ja Zyrtare.