Babai i ministres Adea Pirdeni humb jetën në aksident tragjik në Tiranë

Një aksi­dent i rëndë ka ndod­hur në rrugën “Bard­hyl” në Tiranë, ku babai i min­istres Adea Pir­d­eni ka hum­bur jetën pasi u për­plas tek­sa lëvizte me biçik­letë.

Sipas të dhë­nave para­prake, 87-vjeçari Luan Pir­d­eni po qarkul­lonte me biçik­letë në momentin kur u për­plas në kryqëz­imin e rrugës “Bard­hyl” me “Kon­gre­si i Man­a­s­tir­it” nga një motom­jet i drej­tu­ar nga një 31-vjeçar.

I moshuari u trans­portua me urgjencë në spi­tal, por nuk arri­ti t’u mbi­je­to­jë plagëve të mar­ra.

Poli­cia ka shoqëru­ar drejtuesin e motom­jetit dhe ka bërë të ditur se ai është arrestu­ar, ndër­sa grupi het­i­mor po punon për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat e aksi­den­tit.

Njof­ti­mi i poli­cisë (i përm­bled­hur):
Në kryqëz­imin e rrugëve “Bard­hyl” dhe “Kon­gre­si i Man­a­s­tir­it”, një 31-vjeçar që drej­tonte motom­jetin është për­pla­sur me biçik­letën e 87-vjeçar­it L. P. Si paso­jë e plagëve, i moshuari ka ndër­ru­ar jetë në spi­tal. Hetimet vijo­jnë.