Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri

Bor­di i Trans­parencës ka ven­do­sur një ulje të lehtë të çmimeve të kar­bu­ran­teve në vend, duke reflek­tu­ar ndryshime të fun­dit në treg.

Sipas vendim­it më të ri, çmi­mi i naftës është cak­tu­ar në 198 lekë për litër, nga 201 lekë që ishte më parë. Edhe ben­z­i­na ka pësuar ulje, duke u ven­do­sur në 185 lekë për litër, nga 187 lekë për litër.

Në mbled­hjen e datës 15 maj 2026, Bor­di i Trans­parencës për­cak­toi se çmi­mi i shit­jes me pakicë i nën­pro­duk­tit gazoil stan­dard SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndër­sa çmi­mi i shit­jes me shu­micë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Për ben­z­inën, çmi­mi i shit­jes me pakicë është cak­tu­ar jo më shumë se 185 lekë/litri dhe ai me shu­micë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Vendi­mi hyn në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbled­hjen e rad­hës së Bor­dit, ku mund të bëhen ndryshime të reja sipas lëviz­jeve të tregut.

Autoritetet thek­so­jnë se të gjithë oper­a­torët e tregut janë të detyru­ar të zba­to­jnë vendimin, ndër­sa në rast shkel­jesh parashiko­hen masa deri në pezul­lim të aktivitetit.

Në njof­tim thuhet gjithash­tu se Min­is­tria e Ekonomisë dhe Ino­va­cionit, Min­is­tria e Finan­cave dhe Min­is­tria e Infra­struk­turës dhe Energjisë janë të angazhuara për mbro­jt­jen e kon­suma­torëve dhe garan­timin e konkur­rencës së nder­shme në tre­gun e kar­bu­ran­teve.