Operacion i madh në Itali/ “Red Jack”, goditen 100 jahte luksoze me flamuj të huaj

Italia ka zhvil­lu­ar një nga opera­cionet më të mëd­ha në sek­torin e lun­drim­it rekreativ, duke vënë në shën­jestër dhjetëra mjete luk­soze të dyshuara për shmang­ie fiskale.

Guardia di Finan­za ka për­fun­d­uar opera­cionin e kod­uar “Red Jack”, i zhvil­lu­ar nga njësitë ajrore dhe detare në Cagliari, me fokus kon­trol­lin e jahteve dhe ani­jeve luk­soze që lun­dronin në ujërat ital­iane.

Sipas het­imeve, rreth 100 jahte dhe mjete lun­druese, edhe pse për­doren nga rezi­den­të në Itali, rezul­tonin të regjistru­ara nën fla­muj të huaj dhe nuk ishin deklaru­ar siç duhet pranë autoriteteve tati­more.

Autoritetet dysho­jnë se kjo prak­tikë është për­dorur për të shman­gur detyrimet fiskale dhe për të fshe­hur pronës­inë reale të mjeteve luk­soze.

Vlera totale e pasurive të iden­ti­fikuara dhe të het­u­ara llog­a­ritet në mbi 48 mil­ionë euro, ndër­sa gjo­bat e mund­shme mund të arri­jnë deri në 23 mil­ionë euro, në varësi të vlerës së tregut dhe shkel­jeve të kon­stat­u­ara.

Opera­cioni kon­sidero­het një nga aksionet më të mëd­ha të viteve të fun­dit në Itali në luftën kundër evazion­it fiskal në sek­torin e luk­sit detar.