Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Kryeministrja në hije, opozita do vazhdojë protestat”

“Rama i plago­sur rëndë poli­tik­isht, Bal­luku ‘kryem­i­nistr­ja në hije’”/ Berisha: Është tmer­ri i deputetëve të PS

Kreu i Par­tia Demokratike, Sali Berisha, ka ash­për­suar akuzat ndaj kryem­i­nistrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belin­da Bal­luku, gjatë një bashkëbised­i­mi me qyte­tarët në rrjetet sociale.

Berisha deklaroi se Rama është “i plago­sur poli­tik­isht për vdek­je”, ndër­sa e cilë­soi Bal­lukun si “kryem­i­nistren në hije” të qev­erisë, duke pre­tend­uar se ajo vijon të kon­trol­lo­jë min­istritë dhe agjencitë që ka drej­tu­ar më parë.

Sipas tij, opozi­ta ka lua­j­tur rol të rëndë­sishëm në denoncimin ndërkom­bë­tar të qev­erisë dhe do të vazh­do­jë prote­s­tat deri në largimin e Ramës nga pushteti.

“Rama është i damko­sur si asnjë lid­er tjetër në Europë. Kryengrit­ja e opoz­itës dhe jehona ndërkom­bëtare kanë mbro­j­tur din­jitetin e shqip­tarëve. Opozi­ta po për­bal­let dhëmb për dhëm­bë me regjimin e Ramës,” u shpreh Berisha.

Ai u ndal edhe te çësht­ja “Bal­luku”, duke thënë se, ndonëse Rama deklaroi se ajo ishte mbyl­lur, opozi­ta nuk do ta kon­sidero­jë të tillë.

“Bal­luku është bërë kryem­i­nistre në hije dhe vendim­mar­rës­ja krye­sore në part­inë e krim­it. Ajo shkon çdo ditë në min­istritë dhe agjencitë që drej­tonte për të ndryshuar doku­mente dhe për të vijuar kon­trol­lin. Është kthy­er në tmerr për deputetët dhe drejtue­sit e PS-së, të cilët nuk gux­o­jnë t’ia për­mendin emrin,” deklaroi Berisha.

Në fund, lid­eri demokrat par­ala­jmëroi vijimin e protes­tave paqë­sore nga opozi­ta. “Ne do të vazh­do­jmë kryengrit­jet paqë­sore deri në largimin e Edi Ramës,” tha ai.