E dinit?/ Jo vetëm partnere, ja roli i të dashurës së Alis, në këngën e Eurovisionit!

Për­faqë­sue­si i Shqipërisë në Euro­vi­sion 2026, Alis, vazh­don rrugë­timin e tij me këngën “Nan” në finalën e së shtunës. Kra­has mbështet­jes nga pub­liku, një mesazh i veçan­të ka ard­hur nga part­ner­ja e tij, Desara Gji­ni, e cila është njëko­hë­sisht autor­ja e tek­stit të kësaj kënge.

Përmes një video­je të pub­likuar në Tik­Tok, ku në sfond dëgjo­het pro­jek­ti për­faqë­sues i Shqipërisë, ajo kon­fir­moi përf­shir­jen e saj në këtë kri­jim:

“Kën­ga ime që shkro­va me të dashurin tim është në Euro­vi­sion dhe ai gjithash­tu po e kën­don atë”.

Deta­jet e lid­hjes së tyre u ndanë vetëm pak ditë më parë nga vetë Alis, gjatë një inter­viste tele­vizive. Artisti 21-vjeçar tre­goi se njo­h­ja me Desarën, e cila aktu­al­isht është 22 vjeçe, nisi gjatë peri­ud­hës kur ai punonte si instru­men­tist në një lokal ku ishin të punë­suar famil­jarët e saj.Që nga ai moment, dysh­ja ka vazh­d­uar të qën­dro­jë bashkë, duke ndërthu­rur jetën per­son­ale me angazhimet dhe bashkëpunimin në fushën e muzikës.

Kuj­to­jmë se artisti per­for­moi në natën e dytë gjys­më­fi­nale të Euro­vi­sion 2026, duke u ngji­tur në skenë i 13-ti në rad­hë. Kjo paraqit­je i sig­uroi Shqipërisë kual­i­fikimin për në natën finale.