Irani paralajmëron SHBA-në: “Dhimbja e vërtetë ekonomike sapo po fillon”

Min­istri i Jashtëm i Iran­it par­ala­jmëron SHBA: “Dhim­b­ja e vërtetë ekonomike sapo po fil­lon”

Min­istri i Jashtëm i Iran­it, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të për­ballen me paso­ja të rën­da ekonomike pas asaj që ai e qua­jti një “luftë me zgjed­hje” kundër Iran­it.

Në një reag­im në rrjetin social X, Araghchi u shpreh se amerikanët do të dety­ro­hen të për­bal­lo­jnë kos­tot në rrit­je të kon­flik­tit.

“Amerikanëve po u thuhet se duhet të për­bal­lo­jnë kos­tot në rrit­je të një lufte të zgjed­hur kundër Iran­it”, shkroi ai.

Diplo­mati iran­ian par­ala­jmëroi se prob­lemet ekonomike për SHBA-në nuk do të kufi­zo­hen vetëm te rrit­ja e çmimeve të kar­bu­ran­teve apo luhat­jet në bursë.

“Lëreni mën­janë rrit­jen e çmim­it të gaz­it dhe flluskën e tregut të aksion­eve. Dhim­b­ja e vërtetë fil­lon kur borx­hi amerikan dhe nor­mat e kre­dive hipoteko­re të nisin të rriten”, shtoi ai, duke thek­suar se “e gjithë kjo mund të ishte shman­gur”.

Komentet vijnë në një moment kur ten­sionet në Strait of Hor­muz vazh­do­jnë të mba­jnë të lar­ta çmimet e naftës në treg­jet ndërkom­bëtare, duke shtu­ar frikën për ndikime të mëd­ha në ekonom­inë glob­ale.