Shkrirja e Komisariatit të Sarandës, shefat morën ryshfet nga një grup kriminal për të lejuar ndërtimin pa leje: Toka ishte e “Bushit”, guidieri i detit që u vra në 2025 me tritol

Toka në të cilën po ndër­to­hej pa leje në zonën e Sarandës dhe që “u hën­gri kokat” drejtuesve më të lartë të Komis­ari­atit të Poli­cisë së qytetit bregde­tar, është në pronësi të Isuf Jaçaj, i njo­hur dhe si “Bushi”.

Ai ishte një gui­di­er detar që shëtiste tur­istët dhe pushue­sit në brig­jet e Ksamilit dhe Sarandës, por në vjeshtën e vitit 2025 u ekzeku­tua me tri­tol.

Prona e tij është mar­rë me for­cë nga një grup krim­i­nal, anë­tarët e të cilit janë me origjinë nga Kamza, ash­tu si per­son­at që dyshohet se dhanë poros­inë për vras­jen e “Bushit”, dhe aty kishte nisur puna për ndër­timin e një “beach bar” për sezonin veror.Nuk dihet nëse drejtue­sit e Komis­ari­atit të Poli­cisë Sarandë kanë mar­rë rysh­fet edhe për të lejuar gra­bit­jen e pronës së Isuf Jaçaj, por sipas het­imeve para­prake, ata janë paguar nga ky grup krim­i­nal për të lejuar ndër­timin pa leje.

Agjen­cia e Mbikëqyr­jes Policore është vënë në lëviz­je pas një refer­i­mi që është bërë nga vetë krye­poli­ci Skën­der Hita, sepse një qyte­tar kishte denon­cuar tek ai sit­u­atën në ter­ren në Sarandë, dhe men­jëherë u shkarkua dhe u arrestua gjithë zinx­hiri drejtues.