Ekspozita për genocidin grek në Çamëri në zemër të Prishtinës, organizatorët publikojnë VIDEON: Kryeministri Albin Kurti nuk ndalet as t’i hedhë sytë

Drejtuesit e Shoqatës Çamëria në Kosovë kanë publikuar një pamje të kryeministrit Albin Kurti, i cili teksa merr pjesë në një aktivitet në qendër të Prishtinës, as nuk ndalet e as nuk përfill ekspozitën për 82-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Kryeministri i Kosovës shihet teksa takon disa persona në holl dhe menjëherë futet për të marrë pjesë në një takim, ndërkohë që fare pak metra më tej ndodhej ekspozita e hapur për Çamërinë.
Kalon si kah “varrezat” kryeministri Albin Kurti, e shpërfill komplet ekspoziten e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, lere që nuk u ndal, por iku me shpejtësi sikur kur kalonë pranë varrezave”, shkruajnë organizatorët.
82 vite më parë, mijëra shqiptarë të Çamërisë u masakruan dhe u dëbuan, duke lënë pas jetën e ndërtuar ndër breza në tokën e tyre.
Çështja Çame nuk është vetëm kujtimi i një padrejtësie të rëndë historike, por edhe pjesë e pandashme e historisë, identitetit dhe dinjitetit të kombit shqiptar dhe si e tillë jeton në kujtesën tonë kombëtare.