Kërkesa e SPAK për heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut në sirtarin e Niko Peleshit, kush janë ministrat që…

Shqipëria ndod­het prej 27 ditësh nën kthetrat e të ash­tuqua­j­tu­rit rev­olu­cioni “Flamin­go”, një valë protes­tash pop­ul­lore që ka par­al­izuar Tiranën dhe ka shkatër­ru­ar qetës­inë e mazho­rancës social­iste. Pre­sioni ka arrit­ur kul­min pas një ulti­ma­tu­mi të pre­rë nga Bashki­mi Evropi­an, i cili kërkon me ngulm t’i jepet fund pandëshkuesh­mërisë zyrtare në nivelet më të lar­ta të shtetit.

Gaze­ta “Sot” ka mësuar se Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar zyr­tar­isht në Kuvend kërkesën e re për heq­jen e imu­nitetit të ish-zëvendëskryem­i­nistres Belin­da Bal­luku, pas ngrit­jes së akuzave të reja ndaj saj si e dyshuar në afera kor­rup­tive dhe pastrim parash. Kjo dos­je përvëluese aktu­al­isht ndod­het e kyçur në sir­tarin e kreut të Kuven­dit, Niko Peleshi, i cili po luan me kohën nën ank­thin e një shpërthi­mi poli­tik.

Megjithatë, ndonëse herën e parë Par­tia Social­iste e refu­zoi me arro­gancë dorëz­imin e ish-zv/kryem­i­nistres Bal­luku para drejtë­sisë, burime kon­fi­den­ciale sug­jero­jnë se kryem­i­nistri Edi Rama, i futur në pre­sion (ngush­tim) nga kushti i BE-së dhe fri­ka e për­shkallëzim­it të revoltës qytetare që kërkon “Bal­lukun në burg”, ka ven­do­sur ta sakri­fiko­jë ish-num­rin dy të qev­erisë.

Mad­je sipas të njëj­tave burime për të zbu­tur zemërim­in pop­ul­lor dhe për të larë duart para ndërkom­bë­tarëve, kreu i qev­erisë po për­gatit një fsh­esë të mad­he spastri­mi.

Ky opera­cion poli­tik pritet të nisë me ndryshime rrën­jë­sore në kabi­net, ku të gjithë min­is­trat dhe njerëz­it e lin­jës së Bal­lukut do të fshi­hen pa mëshirë nga ske­na, duke shënuar kësh­tu fil­lim­in e rënies së një prej klan­eve më të fuqishme bren­da social­istëve.

Kësh­tu mes min­is­trave që rreziko­jnë të largo­hen nga kabi­neti qever­i­tar “Rama 4” janë “ushtarët” e Belin­da Bal­lukut si: min­istri i Mbro­jt­jes, Ermal Nufi; min­istri i Infra­struk­turës dhe Energjisë, Enea Karakaçi; min­istri i Finan­cave, Petrt Malaj; zv/kryeministrja Albana Koçiu dhe min­istr­ja e Arsim­it, Mirela Kum­baro.

Mesazhi dhe strategjia e mbi­jetesës së Ramës

Por kjo lëviz­je e dësh­përu­ar e kryem­i­nistrit Edi Rama tre­gon qartë se ai është gati t’ia dorë­zo­jë imu­nitetin e ish-zv/kryem­i­nistres Belin­da Bal­luku drejtë­sisë, si një prem­tim të mba­j­tur ndaj Bashkim­it Evropi­an së për çel­jen e kapit­ul­lit të parë të nego­ci­atave.

Përmes këtij kur­bani të madh, kryem­i­nistri Rama syn­on të ble­jë kohë duke zbu­tur njëko­hë­sisht edhe zemërim­in legjitim të protestuesve që kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Tiranës prej afro një mua­ji.

Ndërko­hë, sikundër e thek­suam vik­ti­ma të men­jëher­shme të fsh­esës së pamëshir­shme të rev­olu­cionit “Flamin­go” do të jenë bashkëpunë­torët më të ngushtë të Bal­lukut në qev­eri, ku flitet për shkarkimin e min­is­trave si Nufi, Malaj, Karakaçi dhe të tjerë.

Pra, kreu i qev­erisë po luan me mjeshtëri një strategji të pastër mbi­jetese, ku për të shpë­tu­ar veten nga kjo sit­u­atë mbytëse, nuk nguron të presë “koka” të rëndë­sishme bashkëpunë­torësh.

Sido­qoftë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse ky spastrim do ta qetë­so­jë revoltën apo do të nxisë një luftë të hapur bren­da llo­jit në Part­inë Social­iste.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading