“Ky ka marrë fund, do ta rrëzojmë”/ Protestuesja me fëmijë: I kanë dosjet në SPAK, të futen në burg çfarë po presin

Protestues­ja me fëmi­jë që u bë virale ditë më parë është rik­thy­er sër­ish në sheshin e protestës dhe këtë herë para Poli­cisë së Tiranës, ku shkak u bë arres­ti­mi dhe tërhe­q­ja zvar­rë e aktivistëve para Kuven­dit dhe mbyll­ja nëpër komis­ari­ate.

E ind­in­juar, tek­sa ishte e ulur bashkë me të tjerët në mes të rrugës, ajo tha se poli­tikanët e kishin vendin në burg, pasi edhe SPAK i ka dos­jet e tyre. Sipas saj, kryem­i­nistri Edi Rama duhet të ishte dorëhe­qur pas një mua­ji proteste në një vend demokratik dhe evropi­an.

“Të rrë­zo­hen ata se na lod­hën, protes­ta është ajo para Par­la­men­tit. Kemi 30 ditë dhe ata nuk dëgjo­jnë. Nuk i duam më, duhet të ikin, ikni. Duhet të futen ata në burg, i kanë dos­jet e hapu­ra, i ka SPAK dos­jet të gjitha, do pres­im ata ne.

Unë do ia dal, do shes veten për këtë fëmi­jë, po pse të stra­pa­so­hem në një vend demokratik.Kryeministri nuk jep dorëhe­q­jen për 30 ditë, në një vend demokratik dhe evropi­an, nuk e kup­ton që ne do e rrë­zo­jmë, ndaç me dhunë ndaç me protestë, ky ka mar­rë fund, do ta rrë­zo­jmë”, tha ajo mes të tjerash.

Në fund qyte­tar­ja tek­sa mbante fëmi­jën e saj të mitur në krah, deklaroi se edhe sikur t’i duhej të vdiste nuk do e ndalte protestën e saj deri në rrëz­imin e qev­erisë.

“Unë do vdes, por ky duhet të iki. Në 2026 dhe ne vua­jmë për bukën e gojës, nuk ka kup­tim, ky duhet të iki”, për­fun­doi ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading