Sot koncerti i Kanye West, rrugët që do bllokohen në Tiranë

Tirana do te te per­je­to­je diten e sotme nje tjeter bllokim kap­i­tal ne rruget krye­sore te lev­iz­jes.

Në kuadër të kon­cer­tit të Kanye West që do të zhvil­lo­het më datë 11.07.2026, në Kashar, Drej­to­ria Ven­dore e Poli­cisë Tiranë njofton qyte­tarët se do të ketë kufiz­ime të përkohshme të qarkul­lim­it të mjeteve.-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në aksin dytë­sor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eif­fe­li” deri te “Casa Italia”. Sqaro­jmë se ky seg­ment do të funk­siono­jë vetëm me sens dal­je­je, për subjektet;Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në korsinë e dal­jes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrro­tul­lim­in e “Casa Italia‑s”;Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në seg­mentin “”Casa Italia” – rru­ga “Pavarësia” – rru­ga “Sokrat Miho””;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalo­het qarkul­li­mi në seg­mentin “Rru­ga “Sokrat Miho” – rru­ga “Kasem Shi­ma” – rru­ga “7 Nën­tori””, i cili do të funk­siono­jë vetëm me sens daljeje.Gjithashtu, nga ura e Insti­tu­tit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkul­lim­it të autom­jeteve, në varësi të fluk­sit të pjesë­mar­rësve, me qël­lim menax­himin e trafikut dhe garan­timin e zhvil­lim­it nor­mal të aktivitetit.

Gjatë inter­valeve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Poli­cisë së Shtetit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading