Donald Trump lë të hapur mundësinë e bisedimeve me Iran brenda 48 orëve, përmend Islamabad në Pakistan si vend të mundshëm të negociatave

“Ndosh­ta diç­ka do të ndod­hë në Pak­istan në dy ditët e ardhshme”, Trump lë të hapur mundës­inë e bised­imeve me Iranin

Pres­i­den­ti amerikan, Don­ald Trump, ka lënë të hapur mundës­inë për një raund të ri bised­imesh me Iran bren­da 48 orëve të ardhshme, duke sug­jeru­ar se një takim i mund­shëm mund të zhvil­lo­het në Islam­abad, krye­qyteti i Pak­istan.

Në një inter­vistë tele­fonike për The New York Post, Trump deklaroi se nego­ci­atat mes palëve “po ecin për­para, por me një ritëm disi të ngadaltë”. Fil­lim­isht ai la të kup­to­hej se taki­mi mund të mba­hej në Europë, por më pas u shpreh më konkret, duke thënë se “diç­ka mund të ndod­hë në dy ditët e ardhshme”, ndër­sa Islam­ba­di po shi­het gjith­n­jë e më shumë si një opsion i mund­shëm.

Ai vlerë­soi gjithash­tu kre­un e for­cave të armato­sura pak­istaneze, Asim Munir, të cilin e cilë­soi “fan­tastik” dhe një fak­tor kyç në lehtësimin e orga­nizim­it të bised­imeve, duke thek­suar mar­rëd­hënien e tyre të afërt.

Në të njëjtën kohë, Trump shpre­hu pakë­naqësi ndaj rapor­timeve se Shtetet e Bashkuara i kanë propozuar Iran­it pezul­lim­in e pro­gramit të pasurim­it të ura­ni­u­mit për 20 vite. “Unë vazh­doj të them se ata nuk mund të kenë armë bërthamore”, u shpreh ai, duke e kon­sideru­ar këtë afat si të pam­jaftueshëm.

Deklaratat e tij vijnë në një moment të ndjeshëm për mar­rëd­hëni­et SHBA–Iran, ndër­sa mbetet për t’u parë nëse një raund i ri bised­imesh do të konkretizo­het në ditët në vijim.