
“Do të dëgjosh…” Selin thyen kutinë e emergjencës në “Big Brother VIP 5” – çfarë surprize fshihej në zarf
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, dinamika mes banorëve ka vijuar me surpriza të njëpasnjëshme, pasi së fundmi u vendosën tre kuti emergjence me nga një zarf brenda tyre.
Kutia e parë u thye nga Rogerti, i cili mori një detyrë të veçantë: t’u bënte nga pesë komplimente secilit prej tre finalistëve. Ndërsa kutia e dytë u hap nga Miri, i cili fitoi mundësinë për të ftuar një mik brenda shtëpisë.
Sot ishte radha e Selin, e cila vendosi të thyente kutinë e fundit, edhe pse mendonte se mund të kishte një disavantazh. Ajo u shpreh se kurioziteti dhe dëshira për të qenë gjithmonë e guximshme e shtynë të merrte këtë vendim.
“Edhe pse mund të jetë disavantazh, kurioziteti im dhe dëshira ime për të qenë gjithmonë një guximtare nuk ndryshon, kështu që është momenti që të thyej kutinë time”, tha Selin.
Por surpriza nuk ishte aspak negative. Në zarf ndodhej një “super mundësi” për finalistët: Selin kishte të drejtë të dëgjonte ish-banorët e eliminuar, të cilët në Prime-in e fundit kishin shprehur hapur preferencat e tyre se kush duhet të fitojë “Big Brother VIP 5”.
Ky moment pritet të sjellë ndikim të madh në strategjitë e lojës brenda shtëpisë, ndërsa gara për çmimin e madh po shkon drejt fazës finale dhe tensioni mes finalistëve rritet çdo ditë.