
Sherr mes të rinjve në Korçë, një i plagosur
Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës, pranë kinemasë.
Sipas burimeve, të rinjtë janë përfshirë në një konflikt fizik, ku janë goditur me grushte dhe dyshohet edhe me sende të forta.
Si pasojë e përplasjes, një person është dërguar në spital me dëmtime në trup. Sipas bluzave të bardha, ai ka pësuar plagë pasi është rrëzuar mbi kangjella pas goditjeve. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por të përfshirët janë larguar para mbërritjes së saj.
Grupi hetimor po sekuestron kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe po merr në pyetje dëshmitarë që mund të kenë parë ngjarjen. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.