Himarë: 4 ish-zyrtarë të IMT dhe 3 persona në gjyq për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje

Prokuro­r­ia e Vlorës ka për­fun­d­uar hetimet dhe ka dër­guar në gjyq katër ish-zyr­tarë të Inspek­toratit të Mbro­jt­jes së Ter­ri­torit (IMT) në Himarë, si dhe tre shte­tas të tjerë, të akuzuar për shpër­dorim detyre dhe ndër­tim të paligjshëm.

Çësht­ja lid­het me pro­ced­imin penal nr. 704 të vitit 2021, që ka në fokus ndër­timet pa leje në zonën e njo­hur si “Kodra e Rrapo­jve” në Himarë. Sipas het­imeve, zyr­tarët pub­likë dyshohet se kanë vepru­ar në kundër­sh­tim me ligjin gjatë ushtrim­it të detyrës, duke cen­uar intere­sat e shtetit dhe të sub­jek­teve të tjera.

Në për­fundim të het­imeve, Prokuro­r­ia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Vlorë ka ngrit­ur akuza konkrete për per­son­at e përf­shirë.

Tre shte­tas, konkretisht M.B., B.M. dhe Sh.T., aku­zo­hen për veprën penale “Ndër­ti­mi i paligjshëm”, e parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal.

Ndërko­hë, katër ish-zyr­tarë të IMT-së Himarë për­ballen me akuzën e “Shpër­dorim­it të detyrës”, sipas nen­it 248 të Kodit Penal. Bëhet fjalë për ish-kryein­spek­torët R.H. dhe M.N., si dhe inspek­torët E.Z. dhe R.K.

Sipas organ­it të akuzës, këta per­sona kanë lejuar ose nuk kanë ndërhyrë për të ndalu­ar ndër­timet e paligjshme, duke shkelur detyrimet ligjore dhe duke favorizuar zhvil­lime të jashtëligjshme në zonë.

Çësht­ja tash­më pritet të shqyr­to­het në gjykatë, ku do të ven­doset për­fundimisht mbi përgjegjës­inë penale të të akuzuarve.