Kapet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Sarandë, pritet ekstradimi në Shqipëri


Një 29-vjeçar i dënuar për vras­je dhe plagos­je është arrestu­ar në Bel­gjikë, pas një opera­cioni të për­bashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

Shër­bimet e FAST Alba­nia, në vijim të punës për kap­jen e per­son­ave në kërkim ndërkom­bë­tar, sig­u­ru­an infor­ma­cione se shte­tasi i kërkuar fshi­hej në Bel­gjikë. Të dhë­nat u shkëm­byen në kohë reale përmes rrjetit ENFAST, duke bërë të mundur lokaliz­imin dhe arres­timin e tij në kuadër të opera­cionit të kod­uar “Ndërvepri­mi”.

I arrestu­ari është Nasi Hodo, 29 vjeç, i lin­dur në Sarandë, i shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar. Ai ishte dënuar nga Gjyka­ta e Vlorës në vitin 2019 me 18 vite burgim për veprat penale “Vras­ja me dash­je” në bashkëpunim, “Vras­ja me dash­je” e mbe­tur në ten­ta­tivë dhe “Plagos­ja e lehtë me dash­je”.

Ngjar­ja për të cilën ai u dënua daton në kor­rik të vitit 2017, në fshatin Borsh, Sarandë. Sipas het­imeve, Hodo, në bashkëpunim me dy per­sona të tjerë, vrau me thikë shte­tasin P.B. dhe plagosi rëndë shte­tasin E.M., pas një kon­flik­ti për motive të dobë­ta. Gjithash­tu, ai është autor edhe i plagos­jes së një tjetër shte­tasi, D.K.

Aktu­al­isht, vijon bashkëpuni­mi mes Inter­pol Tiranës dhe autoriteteve belge për final­iz­imin e pro­ce­du­rave të ekstradim­it të tij drejt Shqipërisë. 29-vjeçari pritet të vua­jë pjesën e mbe­tur të dënim­it prej 13 vitesh, 6 mua­jsh dhe 27 ditësh burgim.