Kontrolle më të rrepta në kufi për cash-in: doganat mund të bllokojnë edhe shuma nën 10 mijë euro

Qyte­tarët që udhë­to­jnë drejt ose nga Shqipëria me para cash në kufi pritet të për­ballen me rreg­ul­la më të ash­pra dhe kon­trolle më të zgjeru­ara, sipas një pro­jek­tligji të ri të hed­hur për kon­sul­tim pub­lik mbi “Paran­dal­im­in e pastrim­it të par­ave dhe financimin e ter­ror­izmit”.

Sipas draftit, çdo per­son që mban me vete mbi 10 mijë euro cash ka detyrim­in t’i deklaro­jë ato pranë autoriteteve doganore. Deklara­ta duhet të përm­ba­jë të dhë­na të plota mbi mba­jtësin e par­ave, pronar­in e tyre dhe mar­rësin e synuar, duke synuar rrit­jen e trans­parencës dhe gjur­muesh­mërisë së qarkul­lim­it të par­ave.

Në rastet kur paratë janë të pashoqëru­ara ose mungon infor­ma­cioni i plotë, doganat mund të kërko­jnë që dër­gue­si, mar­rësi ose një për­faqë­sues i tyre të plotë­so­jë deklaratën infor­muese bren­da një afati deri në 30 ditë. Deri në përm­bush­jen e këtij detyri­mi, autoritetet doganore kanë të drejtë të blloko­jnë përko­hë­sisht shumën e par­ave cash.

Pro­jek­tligji parashikon gjithash­tu se edhe shu­mat nën pra­gun 10 mijë euro mund të jenë sub­jekt kon­trol­li dhe blloki­mi, nëse ka të dhë­na apo dyshime se ato lid­hen me aktivitete krim­i­nale. Në këto raste, paratë mund të regjistro­hen dhe të blloko­hen përko­hë­sisht deri në 30 ditë, me mundësi zgjat­je­je deri në 90 ditë pas një vlerësi­mi të mëte­jshëm të autoriteteve.

Nëse bren­da afat­eve nuk jus­ti­fiko­het viji­mi i bllokim­it, paratë i kthe­hen pronar­it përkatës.

Ndërko­hë, pro­jek­tligji parashikon edhe masa të for­ta ndëshkuese për mos­deklarim­in e cash-it. Gjo­bat llog­a­riten në përqind­je të shumës së padeklaru­ar: 30% për shu­ma deri në 20 mijë euro, 40% për shu­ma deri në 50 mijë euro dhe 50% për shu­ma mbi këtë niv­el. Në çdo rast, gjo­ba nuk mund të jetë më e ulët se 500 euro.

Në rastet kur autoritetet doganore dysho­jnë se mos­deklari­mi lid­het me pastrim parash apo financim të ter­ror­izmit, çësht­ja i refer­o­het men­jëherë organ­eve të drejtë­sisë bren­da 72 orëve për het­im penal të mëte­jshëm.

Rreg­ul­lat e reja syn­o­jnë forcimin e kon­trol­lit finan­ciar në kufi dhe paran­dal­im­in e qarkul­lim­it të par­ave të dyshim­ta nëpër­m­jet ter­ri­torit shqip­tar.