
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim kritik në seancën plenare të Kuvendit, duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen e sistemit shëndetësor në Lushnjë dhe më gjerë.
Gjatë fjalës së tij, Korreshi ironizoi standardet e pretenduara europiane të vendit, duke theksuar se “nuk mund të shkohet në Europë pa jodio, pambuk, mamografi dhe aparatura eko që nuk funksionojnë në Lushnjë”. Sipas tij, mungesat në spitalet rajonale tregojnë një realitet larg përmirësimeve të premtuara në shëndetësi.
Ai i bëri thirrje edhe ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke kërkuar reagim për situatën në terren dhe duke theksuar problematikat që, sipas tij, po përballojnë qytetarët në shërbimet mjekësore.
Deklaratat e Korreshit kanë shkaktuar reagime dhe debat në sallën e Kuvendit, ndërsa opozita vijon të ngrejë shqetësime për gjendjen e infrastrukturës shëndetësore në vend.