
TRONDIT RRJETIN! Edisa shpërthen: “Brikena më ndau nga i fejuari” – nxjerr fotot që po bëjnë namin!
Debatet e forta që kanë nisur gjatë dhe pas “Big Brother VIP” duket se nuk po gjejnë aspak qetësi, përkundrazi po marrin gjithnjë e më shumë përmasa në rrjetet sociale dhe në ekranet televizive.
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Fan Club”, u regjistrua një përplasje e ashpër mes ish-banores Edisa dhe Kejsi Borrit, motrës së Mateos. Debati u ndez për shkak të komenteve të përsëritura të Edisës ndaj Mateos dhe Brikenës, si gjatë qëndrimit në shtëpi ashtu edhe pas daljes nga loja, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të Kejsit, e cila doli në mbrojtje të vëllait dhe partneres së tij.
Por ajo që dukej si një përplasje e zakonshme televizive, nuk përfundoi aty.
Pas emisionit, Edisa ka vendosur ta çojë këtë çështje në një tjetër nivel, duke publikuar një postim në rrjetet sociale që ka ndezur reagime të shumta. Në foton e saj të publikuar, ajo ka lënë një mbishkrim thumbues që ka hapur shumë pikëpyetje dhe ka ndezur sërish debatin.

“Tani e mora vesh që @kejsiborriii paska inate të vjetra me mua. Chill baby girl se unë as nuk e dija që ti i qenke vardisur kaq shumë ish-të fejuarit tim original,” – ka shkruar Edisa, duke lënë të kuptohet se përplasja nuk lidhet vetëm me lojën apo debatet e momentit.
Ky mesazh ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: disa e shohin si një sulm të drejtpërdrejtë dhe të panevojshëm, ndërsa të tjerë besojnë se Edisa po zbulon një prapaskenë më të thellë mes tyre.
Sipas reagimeve në rrjet, shumë përdorues po kërkojnë më shumë sqarime rreth kësaj deklarate, ndërsa të tjerë mendojnë se situata po tejkalon kufijtë e një debati televiziv dhe po kthehet në një konflikt personal që po zgjerohet çdo ditë e më shumë.
Derisa palët nuk kanë dhënë një sqarim të plotë për akuzat dhe nënkuptimet e ngritura, drama mes tyre vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale dhe në komunitetin e fansave të “Big Brother VIP”.