Përplasje në Kuvend Korreshi–Karakaçi: “E karikoj makinën te priza e telefonit”, debati për Lushnjën dhe investimet

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, u regjistrua një për­plas­je e fortë mes deputetit të Par­tisë Demokratike, Saimir Kor­reshi, dhe min­istrit të Energjisë, Enea Karakaçi.

Deputeti demokrat kri­tikoi qev­er­inë për mungesën e insti­tu­cion­eve në Lush­n­je, duke thek­suar se sipas tij vëmend­ja dhe inves­timet janë përqen­dru­ar në qytete të tjera si Fieri dhe Berati.

“E karikoj mak­inën te priza e tele­fonit. Ne të gjithë vare­mi nga Fieri, AKU, mje­disi… Vetëm në Lush­n­je nuk ka asgjë. Ti i deleguar në Lush­n­je, ai tjetri Nufi. Si nuk sol­lët një insti­tu­cion në Lush­n­je. Gjyka­ta e prokurori jo e jo. Për atë do t’i lute­mi Tonit. Ua çfarë turpi.

Ke qenë ndon­jëherë te zyrat e OSHEE në Lush­n­je? Aman o bur­rë i dheut. Nuk mer­i­to­jnë këta lush­n­jarët një bojë e një llaç. I patë ata zjar­rfikësit. Njëherë që ra zjarr u dogjëm. Zjar­rfikësit shko­jnë mbushin ujë në Fier. Të dig­jen dy mullarë, një nuk shpë­ton.

S’ka Lush­n­ja asgjë. Të rreg­ul­loni zyrat e OSHEE. Jo për faj të atyre që puno­jnë aty, po për fajin tuaj që nuk sill­ni një 2 mijë lekësh në Lush­n­je. Shko­jmë nesër bashkë dhe i viz­ito­jmë”, tha Kor­reshi.

Nga ana tjetër, min­istri iu përgjigj duke thek­suar se inves­timet në sek­torin energjetik në Lush­n­je janë në zhvil­lim e sipër dhe po shtri­hen edhe në zonat rurale për­reth.

“Është e vërtetë që kam një ndjesh­mëri poz­i­tive ndaj Lush­n­jës. Si e tillë, pat­jetër do ju sug­jero­ja që të dil­nit dhe të shi­h­nit që në Bal­la­gat-Hys­gjokaj janë duke u bërë 30 kabi­na ABC, në Kolon­jë 13 kabi­na ABC, në Dushk 13 kabi­na ABC, në Golëm 3 kabi­na ABC. Të sug­jeroj t’i shikosh edhe për të qenë më afër qyte­tarëve aty.

Të dëgjo­va që mak­inën e karikon te priza e celu­lar­it. Të sug­jeroj që të bësh një aplikim që ta bësh kërkimin te mjeti elek­trik. Ka edhe çmim tjetër”, u përgjigj min­istri Karakaçi.