“Skandal në Ferma VIP!/ Ilir Shaqiri ‘kap’ Mimoza Ahmeti me zor, rrjeti kërkon përjashtimin”

“Të për­jash­to­het menjëherë!”/ Shpërthen rrjeti kundër Ilir Shaqiri pas veprim­it të papranueshëm ndaj Mimoza Ahmeti në Fer­ma VIP

Një sit­u­atë që ka ndezur rrjetin dhe ka shkak­tu­ar reag­ime të ash­pra nga ndjekësit ka ndod­hur së fund­mi bren­da shtëpisë së “Fer­ma VIP”. Ajo që nisi si një sha­ka mes banorëve, për­fun­doi në një veprim që pub­liku e ka cilë­suar si kre­jtë­sisht të papranueshëm.

Pas gatim­it, Iliri ka nisur të ngac­mo­jë Mimozën me humor, duke pre­tend­uar se kishte rua­j­tur një “bisht pule” për të. Por sit­u­a­ta degradoi kur ai, i ndih­muar nga Adioni, e kapën fizik­isht, e shtrinë dhe ten­tu­an t’i fusin ushqimin me pahir në gojë.

Edhe pse bren­da fer­mës momen­ti u shoqërua me të qeshu­ra dhe u tra­j­tua si “lojë”, jashtë saj reag­i­mi ka qenë i kundërt. Pam­jet janë shpërn­darë masivisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shpërthy­er në komente neg­a­tive, duke e cilë­suar veprim­in si të tepru­ar dhe të papranueshëm.

Shumë prej tyre kërko­jnë masa të men­jëher­shme, mad­je edhe për­jash­timin e Ilir­it dhe Adion­it nga for­mati, duke thek­suar se veprime të tilla fizike, sido­mos kur bëhen kundër dëshirës së diku­jt, nuk duhet të nor­mal­i­zo­hen në ekran.

Ndërko­hë, vetë Mimoza zgjod­hi ta kalo­jë sit­u­atën me sportivitet, pa e dra­ma­tizuar. Megjithatë, kjo nuk e ka zbu­tur reag­imin e pub­likut, i cili pret tani një reag­im zyr­tar nga pro­duk­sioni.

Mbetet për t’u parë nëse kjo ngjar­je do të ketë paso­ja konkrete bren­da for­matit.