SHOKUESE në Tiranë!  Zjarri te “Farmacia 10” çon në pranga 4 persona – në kërkim ndërtuesi Armand Lilo, çfarë fshihet pas “Big Market”?

Zjarr te “Far­ma­cia 10” në Tiranë – 4 të arrestu­ar, në kërkim ndërtue­si Armand Lilo

Një ditë pas zjar­rit të fuqishëm që përf­shiu një pal­lat pranë zonës së njo­hur si “Far­ma­cia 10” në Tiranë, poli­cia ka ndër­mar­rë veprime konkrete duke arrestu­ar katër per­sona të dyshuar për përf­shir­je në ngjar­je.

Mes të arrestu­arve ndod­het edhe menax­her­ja e “Big Mar­ket”, biznes që oper­onte në katin e parë të god­inës, nga ku dyshohet se kanë nisur flakët. Po ash­tu, në pran­ga është vënë edhe admin­is­tra­tori i pal­latit.

Ndërko­hë, autoritetet kanë shpal­lur në kërkim ndërtuesin e kom­plek­sit, biz­nes­menin Armand Lilo, ndër­sa hetimet vijo­jnë për të zbard­hur plotë­sisht shkaqet e zjar­rit dhe për të për­cak­tu­ar përgjegjësitë ligjore të secilit të përf­shirë.

Ngjar­ja shkak­toi dëme të kon­siderueshme mate­ri­ale dhe tron­di­ti banorët e zonës, ndër­sa pritet që eksper­ti­zat teknike të hed­hin më shumë dritë mbi rrethanat e shpërthim­it të flakëve.