“Skandal në ndërtim/ Luljeta Bozo: Dështoi sistemi kontrollues, materiale të lira rrezikojnë jetën e banorëve nga zjarret”


“Dësh­toi edhe sis­te­mi kontrollues”/ Kush mban përgjegjësi për zjar­rin në pal­lat? Flet inx­hinier­ja Lul­je­ta Bozo

Dëmet e shkak­tu­ara nga zjar­ri në pal­lat do të kishin qenë duk­shëm më të vogla nëse mate­ri­alet e për­doru­ra në fasadë do të kishin përm­bushur stan­dard­et e sig­urisë. Sipas ekspertëve të ndër­tim­it, shpesh ndërtue­sit zgjed­hin mate­ri­ale më të lira për të ulur kos­tot dhe për të rrit­ur fitimin, duke mos respek­tu­ar gjith­monë kriteret urban­is­tike dhe ato të mbro­jt­jes nga zjar­ri.

“Ndërtue­sit shpesh ori­en­to­hen drejt mate­ri­aleve më të lira, edhe kur ato nuk përm­bushin stan­dard­et dhe kriteret e sig­urisë nga zjar­ri,” shpre­het eksper­ti i mbro­jt­jes nga zjar­ri, Mariglen Sakol­li.

Sipas tij, ndër­ti­mi ka rreg­ul­la strik­te që nuk duhet të shkelën, pasi çdo devi­jim rrezikon drejt­për­drejt jetën e qyte­tarëve. “Nuk është nor­male që fasa­da të mar­rë flakë. Mate­ri­alet ter­moizoluese duhet të jenë të sig­ur­ta dhe jo të djegshme, por shpesh për­doren alter­na­ti­va më të lira që nuk i plotë­so­jnë këto kushte,” shton ai.

Edhe inx­hinier­ja e ndër­tim­it, Lul­je­ta Bozo, thek­son se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi ndërtue­sit, por mbi të gjithë sis­temin e kon­trol­lit. Sipas saj, në shumë raste, hal­l­ka e ver­i­fikim­it dhe cer­ti­fikim­it të mate­ri­aleve nuk funk­sionon siç duhet.

“Asnjë mate­r­i­al ndër­ti­mi nuk duhet të për­doret pa cer­ti­fikatë cilësie, por në Shqipëri çalon shumë sis­te­mi i kon­trol­lit,” – shpre­het Bozo.

Ajo thek­son gjithash­tu se dëmet struk­tur­ore nuk janë prekur, duke sqaru­ar se banorët mund të rik­the­hen në bane­sat e tyre, pasi kolonat dhe struk­tu­ra mba­jtëse nuk janë dëm­tu­ar. “Kapota nuk është struk­turë. Aparta­mentet nuk janë dëm­tu­ar dhe kolonat mbeten të papreku­ra,” shton ajo.

Ngjar­je të tilla, sipas ekspertëve, përsëriten dhe për­bëjnë një alarm seri­oz për sig­ur­inë e qyte­tarëve dhe për inves­timet e tyre në bane­sa dhe biz­nese.