SPAK kërkon 10 vite burg për Ervis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH

Struk­tu­ra e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK) ka kërkuar dën­imin me 10 vite burg për ish-drej­torin e Autoritetit Rru­gor Shqip­tar (ARRSH), Ervis Berberi, i cili për­bal­let me disa akuza të rën­da që lid­hen me abuz­imin me detyrën.

Sipas kërkesës së prokuror­isë, Berberi aku­zo­het për “shpër­dorim detyre”, “kor­rup­sion pasiv”, “shkel­je të barazisë në ten­dera” dhe “pastrim të pro­duk­teve të veprës penale”. Këto akuza lid­hen me mënyrën se si janë menax­huar pro­ce­du­rat pub­like dhe fondet gjatë kohës që ai drej­tonte ARRSH.

Megjithatë, për shkak të aplikim­it të gjykim­it të shkur­tu­ar, dën­i­mi pritet të ulet me 1/3, duke për­fi­tu­ar nga lehtësi­mi pro­ce­dur­al që parashikon ligji.

Përveç dënim­it me burg, SPAK ka kërkuar edhe një masë sht­esë ndaj ish-zyr­tar­it të lartë: ndal­im­in për 5 vite nga ushtri­mi i funk­sion­eve pub­like, duke synuar të pen­go­jë rik­thimin e tij në poste shtetërore.

Një tjetër ele­ment i rëndë­sishëm i kërkesës është kon­fiski­mi i pasurive të sekuestru­ara gjatë het­imeve. Bëhet fjalë për 15 mijë euro, 35 mijë paund bri­tanik dhe rreth 1 mil­ion lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë për­fi­tu­ar në mënyrë të paligjshme.

Çësht­ja ndaj Ervis Berber­it kon­sidero­het një nga dos­jet e rëndë­sishme të SPAK në luftën kundër kor­rup­sion­it në nivele të lar­ta, ndër­sa pritet vendi­mi për­fundim­tar nga gjyka­ta.