Arratia merr fund pas 3 vitesh! Kapet në Fier autori i dyshuar për vrasjen e Elton Javorit

Arrest pas 3 vitesh arrati në Fier: Ekzeku­tori i dyshuar për vras­jen e Elton Javorit për­fun­don në pran­ga

Pas tre vitesh në arrati, ka rënë në pran­gat e poli­cisë një 38-vjeçar i akuzuar për një vras­je të ndod­hur në Fier. Spe­cial­istët për Het­imin e Krimeve të Rën­da në DVP Fier kanë ekzeku­tu­ar urdhrin e Prokuror­isë për ndal­im­in e shte­t­a­sit Agim Gashi, banues në këtë qytet.

Gjyka­ta e Fier­it ka cak­tu­ar ndaj tij masën e sig­urisë “arrest me burg”, për veprat penale “vras­je me para­mendim” dhe “mba­jt­ja pa leje e armëve dhe muni­cionit”.

Sipas het­imeve, ngjar­ja daton më 7 dhje­tor 2023, në lag­jen “16 Pril­li”, ku pas një kon­flik­ti për motive të dobë­ta, i dyshuari në bashkëpunim me vël­lain e tij (aktu­al­isht në paraburgim), kanë qël­lu­ar me armë zjar­ri drejt autom­jetit që drej­to­hej nga 41-vjeçari Elton Javori.

Si paso­jë e të shtë­nave, Javori humbi jetën në vend­ng­jar­je, ndër­sa autorët u larguan, duke i shpë­tu­ar drejtë­sisë për disa vite.

Opera­cioni i fun­dit i poli­cisë i ka dhënë fund arratisë së 38-vjeçar­it, ndër­sa hetimet vijo­jnë për zbard­hjen e plotë të rrethanave të krim­it.