
Fitorja e Selin në “Big Brother VIP” ka sjellë emocione të forta jo vetëm për publikun, por edhe për familjen e saj. Pas shpalljes si fituese, ka ardhur edhe reagimi i parë nga babai i saj, i cili ka ndarë ndjesitë e tij në një mesazh për “Shqipëria Live”.
Ai u shpreh tepër i emocionuar për arritjen e së bijës, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë dhe të shumëpritur. Megjithatë, krahas krenarisë, ai nuk fshehu edhe një ndjenjë faji për mungesën gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për Selin.
“Ka qenë një nga momentet më të vështira dhe me emocione. Mezi e kam pritur të niste spektakli. Periudha që Selin ka qenë brenda shtëpisë ka qenë e lodhshme dhe stresuese. Natyrisht që dhe largësia ime e vështirësoi situatën dhe më bëri të ndihem në faj, por gjithçka u finalizua me atë finale triumfuese,” u shpreh ai.
Babai i Selin tregoi se kanë komunikuar shkurt pas finales, duke theksuar se ajo dukej e lodhur pas gjithë eksperiencës intensive, por tashmë do të ketë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u ribashkuar me familjen, miqtë dhe mbështetësit e saj.
Fitorja e Selin në “Big Brother VIP” shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e saj të ardhshëm pas këtij suksesi të madh.