
Policia ka zgjeruar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe vëllain e autorit të dyshuar, Donaldo Nela, shtetasin Mario Nela, i cili dyshohet se ka ndihmuar në largimin e tij nga vendi i ngjarjes pas krimit.
Sipas burimeve hetimore, dyshohet se autorët janë larguar drejt Greqisë, ndërsa policia po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Paralelisht, grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Hetimet vijojnë për dokumentimin e përgjegjësive penale të të gjithë të implikuarve.