Pas zjarrit te “Arlis”, Ristani: Bonus qiraje për familjet e prekura, mbështetje edhe për transportin publik

Kryetar­ja e koman­d­uar e Bashkia Tiranë, Anuela Ris­tani, ka folur në mbled­hjen e Këshillit Bashki­ak për dy çësht­je që kanë prekur së fund­mi qytetin: sit­u­atën e famil­jeve të dëm­tu­ara nga zjar­ri në kom­pleksin Arlis Com­plex dhe vështirësitë e oper­a­torëve të trans­portit pub­lik si paso­jë e rrit­jes së çmim­it të kar­bu­ran­teve.

Duke u ndalur te zjar­ri në kom­pleksin “Arlis”, Ris­tani tha se dhjetëra famil­je kanë mbe­tur përko­hë­sisht pa banesë, ndër­sa dëmet e shkak­tu­ara janë krye­sisht mate­ri­ale. Ajo vlerë­soi reag­imin e shpe­jtë të shër­bimeve zjar­rfikëse dhe insti­tu­cion­eve për menax­himin e sit­u­atës, duke thek­suar se pri­or­itet ka qenë shpë­ti­mi i jetëve të qyte­tarëve.

Sipas saj, Bashkia Tiranë ka ndërhyrë men­jëherë për të ndih­muar banorët e prekur, duke garan­tu­ar bonus qira­je për stre­him të përkohshëm deri në për­fundimin e rikon­struk­sion­it dhe reha­bil­itim­it të aparta­menteve të dëm­tu­ara. Ajo thek­soi se mbështet­ja finan­cia­re do të vijo­jë për aq kohë sa famil­jet të rik­the­hen në bane­sat e tyre.

Në vijim, Ris­tani foli edhe për sek­torin e trans­portit pub­lik, duke nën­vizuar se rrit­ja glob­ale e çmim­it të naftës ka rën­d­uar kos­tot e kom­panive që ofro­jnë shër­bim në krye­qytet.

Ajo sqaroi se bashkia oper­on përmes kon­tratave me oper­a­torë pri­vatë dhe se rrit­ja e shpen­z­imeve ka kri­juar vështirësi seri­oze për vazhdimës­inë e shër­bim­it. Për këtë arsye, ajo kërkoi mbështet­jen e këshill­tarëve bashki­akë për pro­jek­tvendimin e qev­erisë që parashikon kom­pen­sim prej 50 lekësh për litër kar­bu­rant për kom­pan­itë e trans­portit pub­lik.

Sipas Ris­tan­it, kjo masë është e nevo­jshme për të garan­tu­ar vijimës­inë e trans­portit urban dhe për të shman­gur paso­jat neg­a­tive për qyte­tarët që e për­dorin çdo ditë.