
“Ballkani nuk është i harruar”, Rama nga Forumi i Delfit: Jemi më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Delphi Economic Forum se Ballkani Perëndimor po kalon një nga momentet më të favorshme në raport me European Union, duke theksuar se rajoni nuk është i lënë pas dore, por përkundrazi ka marrë vëmendje të shtuar në arenën ndërkombëtare.
Gjatë një bisede me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, Rama u shpreh optimist për të ardhmen europiane të rajonit.
“Nuk mendoj se Ballkani është i harruar. Kam ndjesinë që jemi në kohët më të mira. Për të qenë shumë të qartë, Ballkani Perëndimor është në kohën më të mirë dhe jemi shumë pranë Bashkimit Europian”, tha ai.
Sipas Ramës, European Union nuk ka qenë kurrë më i ndërgjegjshëm për rëndësinë strategjike të rajonit në gjeopolitikën globale, ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit.
Ai kujtoi gjithashtu se vetëm në vitin 2014, në Berlin, gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor u ulën për herë të parë në të njëjtën tryezë, duke e cilësuar këtë si një moment historik për rajonin.
“Jo, nuk jemi të harruar. Jemi në kohën më të mirë që kemi jetuar”, përfundoi Rama.