
Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar në Suedi/ Trupi i Mateo Llupit mbërrin në Fier, familja hap dyert e mortit
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Suedi dhe në Fier, pasi një 21-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e Helsingborgut.
Sipas raportimeve, i riu shqiptar, i identifikuar si Mateo Llupi, u qëllua me disa plumba teksa ndodhej i shoqëruar nga një vajzë rreth 25 vjeçe. Si pasojë e të shtënave, Mateo humbi jetën, ndërsa vajza mbeti e plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.
Menjëherë pas ngjarjes, policia suedeze rrethoi zonën dhe nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të krimit. Deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar apo të identifikuar si autorë, ndërsa hetuesit po verifikojnë disa pista.
Mësohet se Mateo Llupi ishte me origjinë nga Fieri dhe jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Ndërkohë, trupi i 21-vjeçarit është sjellë në Shqipëri dhe ka mbërritur në Fier, ku familjarët kanë hapur dyert e mortit. Ceremonia mortore pritet të zhvillohet ditën e premte.