Ish-Missi 27-vjeçare gjendet e vrarë në apartament luksoz – dyshime për konflikt familjar

Ish-Mis­si gjen­det e vrarë në aparta­ment luk­soz në Mex­i­co City – dyshohet kon­flikt famil­jar

Një ngjar­je e rëndë ka tron­di­tur opin­ion­in pub­lik në Mex­i­co City, ku 27-vjeçar­ja Car­oli­na Flo­res Gómez, ish-fitues­ja e konkur­sit “Miss Teen Uni­verse Baja Cal­i­for­nia 2017”, është gje­tur e pajetë në një aparta­ment luk­soz në zonën Polan­co.

Sipas autoriteteve mek­sikane, e reja është qël­lu­ar me armë zjar­ri në kokë dhe ka ndër­ru­ar jetë në vend­ng­jar­je. Hetimet para­prake e kanë klasi­fikuar ngjar­jen si vras­je të dyshuar dhe po het­o­jnë një motiv të mund­shëm famil­jar.

Burime nga prokuro­r­ia bëjnë me dije se pista krye­sore lid­het me një kon­flikt bren­da famil­jes së vik­timës. Dyshimet janë përqen­dru­ar edhe te vjehrra e saj, pas deklarimeve të bashkëshort­it.

Në momentin e ngjar­jes, në banesë ndod­heshin bashkëshorti i vik­timës dhe nëna e tij, çka ka shtu­ar edhe më shumë kom­plek­sitetin e het­imeve.

Deri tani nuk është kry­er asnjë arres­tim, ndër­sa autoritetet vijo­jnë punën për zbard­hjen e plotë të rrethanave të krim­it.