Më linte të bëja çfarë të doja” – Monika Kryemadhi habit me rrëfimin për Ilir Meta: “Jam penduar…


Deklara­ta tron­ditëse e Moni­ka Krye­mad­hi për Ilir Meta: “Më linte të bëja çfarë të doja… jam pen­d­uar për këtë gjë!”


Moni­ka Krye­mad­hi flet hapur për mar­rëd­hënien 33-vjeçare me Ilir Metën, pen­de­sat për famil­jen dhe akuzat e for­ta ndaj SPAK. Zbu­lon deta­je intime dhe të pathë­na më parë.


Moni­ka Krye­mad­hi ka bërë një deklaratë të paprit­ur për raportin e saj me ish-bashkëshort­in, Ilir Meta, duke rik­thy­er në vëmend­je 33 vite bashkë­jetesë plot sfi­da dhe kuj­time.


Ajo u shpreh se kjo peri­ud­hë ka qenë ndër më të buku­rat e jetës së saj, pavarë­sisht vështirë­sive:
“Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën. Nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të buku­ra. Ka qenë peri­ud­ha më e bukur e jetës sime.”

Krye­mad­hi thek­soi se Meta ka qenë një part­ner tol­er­ant:
“Ai më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kur­rë kon­troll.”

Megjithatë, ish-kryetar­ja e LSI-së pra­noi edhe një nga pen­de­sat më të mëd­ha në jetën e saj mungesën e kohës për famil­jen dhe fëmi­jët:
“Jam pen­d­uar që kam harx­huar kohën për të tjerët dhe jo për famil­jen time. Kam peng mar­rëd­hënien me fëmi­jët.”

Në deklaratën e saj, ajo foli edhe për akuzat dhe për­plas­jet pub­like, duke për­men­dur edhe SPAK dhe kre­un e tij, Altin Dumani, për të cilët tha se kanë ndikuar në përke­qësimin e sit­u­atës mes saj dhe Metës.



Krye­mad­hi zbu­loi gjithash­tu një episod që sipas saj kri­joi ten­sion në mar­rëd­hënien e tyre:
“I kishin thënë Metës që kisha të dashur. Mad­je i kishin çuar mesazhet e mia ku e kisha regjistru­ar në tele­fon si ‘Zem­ra ime’.”

Ajo e cilë­soi këtë si një manip­ulim të rëndë dhe jo njerë­zor, ndër­sa shtoi se pavarë­sisht gjithçka­je, ruan ende respekt për ish-part­ner­in e saj.