Skandal ushqimor/ “Zhduken” 2.5 ton produkte të skaduara, përfshihet SPAR Albania

Skan­dali me ushqimet e skaduara/ Rapor­ti i Kon­trol­li i Lartë i Shtetit: “Zhduken” mbi 2.5 ton pro­duk­te, dyshime për SPAR Alba­nia

Auditi­mi i KLSH zbu­lon mungesën e mbi 2.5 ton ushqimesh të skad­uara që duhej të asgjë­so­heshin. Dyshimet bien mbi SPAR Alba­nia, ndër­sa kom­pa­nia nuk jep shp­jegime.

Një raport për­fundim­tar auditi­mi nga Kon­trol­li i Lartë i Shtetit ka nxjer­rë në pah një sit­u­atë alar­mante në zinx­hirin e sig­urisë ushqi­more në vend, duke ngrit­ur pikëpyet­je seri­oze mbi mënyrën e menax­him­it të pro­duk­teve të skad­uara.

Sipas gjet­jeve, rreth 2.5 ton ushqime të skad­uara, përf­shirë salçiçe të kon­t­a­min­uara, nuk kanë asnjë gjur­më të doku­men­tu­ar që të tre­go­jë se ku kanë për­fun­d­uar. Në raport për­mendet se këto pro­duk­te duhej të asgjë­so­heshin sipas pro­ce­du­rave përkatëse.

Burime medi­atike bëjnë me dije se sub­jek­ti i përf­shirë është SPAR Alba­nia, një nga rrjetet më të mëd­ha të super­mar­keteve në vend.

Sipas auditim­it, në total duhej të asgjë­so­heshin 8,852 kg pro­duk­te mishi të kon­t­a­min­uar dhe ushqime të tjera të skad­uara. Megjithatë, në land­fill rezul­ton të jenë depoz­i­tu­ar vetëm 6,280 kg, ndër­sa pje­sa tjetër – mbi 2.5 ton – nuk fig­uron në asnjë doku­ment zyr­tar.

Kjo mospër­puth­je nuk kon­sidero­het thjesht një gabim admin­is­tra­tiv, por një prob­lem seri­oz që ngre dyshime për shkel­je të mund­shme në pro­cesin e asgjësim­it të pro­duk­teve poten­cial­isht të rrezik­shme për shën­detin pub­lik.

Rapor­ti thek­son gjithash­tu mungesën e doku­menta­cionit që provon dez­in­fek­timin e ambi­en­teve ku janë rua­j­tur këto pro­duk­te, çka rrit rrezikun për kon­t­a­min­im të pro­duk­teve të tjera ushqi­more.

Për shkak të intere­sit të lartë pub­lik, media i është drej­tu­ar për infor­ma­cion SPAR Alba­nia, por deri tani nuk ka pasur një reag­im zyr­tar nga kom­pa­nia.

Ndërko­hë, munge­sa e trans­parencës në një çësht­je që lid­het drejt­për­drejt me sig­ur­inë ushqi­more po rrit shqetësimin tek kon­suma­torët dhe kërke­sat për het­im të plotë nga autoritetet përkatëse.