Bordi i Karburanteve rrit çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të paguajnë qytetarët nga sot

Rriten çmimet e kar­bu­ran­teve në Shqipëri – ja tar­i­fat e reja për naftën dhe ben­z­inën nga 26 pril­li 2026

Bor­di i Trans­parencës ka ven­do­sur këtë të shtunë (26 prill 2026) çmimet e reja për kar­bu­ran­tet, duke reflek­tu­ar një rrit­je të lehtë për naftën dhe ben­z­inën në tre­gun ven­das. Vendi­mi hyn në fuqi men­jëherë nga ora 14:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në një njof­tim të dytë.

Sipas vendim­it zyr­tar, çmimet tavan janë si më poshtë:

Naf­ta (gazoil): deri në 206 lekë/litër për shit­je me pakicë dhe 194 lekë/litër për shu­micë

Ben­z­i­na: deri në 181 lekë/litër për pakicë dhe 169 lekë/litër për shu­micë


Autoritetet kanë thek­suar se të gjithë oper­a­torët janë të detyru­ar të zba­to­jnë këto çmime, ndër­sa shkel­jet do të ndëshko­hen me masa të rën­da, deri në pezul­lim aktiviteti.

Në bazë të Aktit Nor­ma­tiv nr. 1, datë 3 prill 2026, nëse çmimet e kar­bu­ran­teve kalo­jnë kufi­jtë prej 220 lekë/litër për naftën dhe 200 lekë/litër për ben­z­inën, apliko­het ulje e akcizës në 80%. Megjithatë, me çmimet aktuale që mbeten nën këto nivele, akciza do të vazh­do­jë të apliko­het në masën e plotë, 100%.

Ky zhvil­lim pritet të ndiko­jë drejt­për­drejt në kos­tot e trans­portit dhe çmimet e pro­duk­teve në treg, duke rrit­ur pre­sion­in mbi bux­hetin e qyte­tarëve.