Përplasja me armë në Memaliaj: Gjykata liron në “arrest shtëpie” kushëririn dhe shokun, dy vëllezërit autorë në arrati

Për­plas­ja me armë në Memali­aj që sol­li vdek­jen e Endri Gox­ha­jt vijon të ketë zhvil­lime në drejtësi.

Gjyka­ta e Gjirokas­trës ka cak­tu­ar masën e sig­urisë “arrest në shtëpi” për Dali Nelën dhe Aldo Kalemin, të cilët janë kushëriri dhe shoku i dy vëllezërve të dyshuar si autorë të ngjar­jes.

Dali Nela është gjithash­tu kushëri i dy vëllezërve Don­ald dhe Mar­i­al­do Nela, të shpal­lur në kërkim nga poli­cia. Ai ndod­het i shtru­ar në spi­tal pasi ka mbe­tur i plago­sur me armë zjar­ri gjatë kon­flik­tit, ndër­sa gjend­ja e tij rapor­to­het jashtë rrezikut për jetën.

Ngjar­ja e rëndë, që tron­di­ti Memali­a­jn, dyshohet se ka ndod­hur pas një kon­flik­ti të çastit, ndër­sa burime het­i­more flasin edhe për prish­je të pazareve të drogës si motiv të mund­shëm. Në total, në për­plas­je janë përf­shirë 7 per­sona.

Sipas het­imeve, gjatë kon­flik­tit Endri Gox­haj ka qël­lu­ar me armë në drej­tim të Dali Nelës, duke e plago­sur. Më pas, dy vëllezërit Don­ald dhe Mar­i­al­do Nela dyshohet se janë kundër­përgjigjur me zjarr ndaj tij, duke i shkak­tu­ar vdek­jen.

Poli­cia vijon kërkimet për dy të shpal­lu­rit në arrati, ndër­sa hetimet për zbard­hjen e plotë të ngjar­jes janë ende në vazhdim.