
“Babai në burg?” – Selin Bollati thyen heshtjen LIVE dhe përballet me foton surprizë që askush nuk e priste!
Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka reaguar publikisht ndaj aludimeve që qarkullonin në rrjet për babain e saj, duke i hedhur poshtë kategorikisht ato. Mungesa e tij në natën finale kishte ngritur shumë pikëpyetje, por Selin sqaroi gjithçka gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo u shpreh se babai i saj nuk ndodhet në burg, por jeton dhe punon jashtë Shqipërisë, duke theksuar se arsyeja pse nuk ishte i pranishëm në finale lidhet me probleme dokumentacioni.
“Babi ndodhet jashtë vendit, jeton dhe punon atje. Gëzon liri të plotë. Absolutisht nuk është në burg. Nuk ka ardhur sepse është në pritje të dokumenteve,” u shpreh Selin, duke mbyllur çdo spekulim.
Gjatë emisionit, moderatorët zbuluan edhe një fotografi të babait të saj, ku ai shfaqej duke bërë simbolin e zemrës me duar – një gjest që u bë viral gjatë qëndrimit të Selinit në shtëpinë e BBV. Reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe plot emocion, pasi nuk kishte dijeni për ekzistencën e kësaj fotografie.