Protestë e tensionuar në Rrjoll, qytetarët përballë Policisë – akuza për ndërtimin e resortit dhe “Breçani Security”

AKa nisur rreth orës 11:00 protes­ta e banorëve në zonën e Rrjol­lit, të cilët prej mua­jsh kundër­sh­to­jnë ndër­timin e një resor­ti tur­is­tik në këtë zonë. Sit­u­a­ta është shoqëru­ar me ten­sione, pasi qyte­tarët janë ven­do­sur për­bal­lë efek­tivëve të Poli­cisë së Shtetit.

Banorët e zonës protesto­jnë prej rreth tre mua­jsh, duke kërkuar ndal­im­in e pro­jek­tit të resor­tit “Blue Bor­go” dhe zbard­hjen e plotë të ngjar­jes së 18 pril­lit, kur në zonë janë rapor­tu­ar të shtë­na me armë zjar­ri.

Në protestë ka folur edhe banor­ja Luçiana Kokaj, e cila ka ngrit­ur akuza ndaj Poli­cisë së Shtetit, duke kërkuar që efek­tivët të mar­rin deklara­ta nga dësh­mi­tarët e pran­ishëm dhe të mos bazo­hen vetëm te kom­pan­itë pri­vate të sig­urisë.

“Poli­cia e Shtetit duhet të bëjë punën e vet. Ju keni qenë këtu kur ndod­hën të shtë­nat dhe duhet të mer­rni dësh­mitë e banorëve, jo vetëm të kom­panive pri­vate,” u shpreh Kokaj, duke iu drej­tu­ar efek­tivëve.

Sipas banorëve, Poli­cia nuk ka reaguar në mënyrë të plotë për ngjar­jen e rapor­tu­ar, ndër­sa ata kërko­jnë het­im të pavarur dhe trans­parencë.

Protes­ta vijon në zonë, ndër­sa pritet që në orët në vijim të ketë zhvil­lime të reja. Banorët e Rrjol­lit kundër­sh­to­jnë prej kohësh ndër­timin e resor­tit, duke pre­tend­uar se pro­jek­ti po zhvil­lo­het në kundër­sh­tim me ligjin dhe në tokat e tyre.

Nga ana tjetër, kom­pa­nia ndërtuese “Gen­er 2” ka deklaru­ar më herët se pro­jek­ti është i ligjshëm dhe i mbështe­tur në doku­menta­cionin përkatës.