Transformimi drastik i Jelly Roll: Humb 125 kg në 3 vite dhe synon New York City Marathon

Trans­formi­mi drastik i Jel­ly Roll: Humb 125 kg në 3 vite dhe syn­on New York City Marathon


Jason Bradley DeFord, i njo­hur si Jel­ly Roll, ka hum­bur 125 kg në 3 vite. Rrëfen sfi­dat, rik­thimin në peshë dhe objek­ti­vat për të ardhmen.


Reperi dhe këngë­tari amerikan Jel­ly Roll, emri i vërtetë Jason Bradley DeFord, ka habitur fansat me një trans­formim të jashtëza­kon­shëm fizik, duke hum­bur rreth 125 kilo­gramë gjatë tre viteve të fun­dit.

Në një video të pub­likuar në YouTube, artisti pra­noi se rrugë­ti­mi i tij drejt hum­b­jes së peshës nuk ka qenë aspak i lehtë. Ai tre­goi se sido­mos gjatë fes­tave të fundvi­tit, për­je­toi momente pasig­urie dhe frike për t’u për­bal­lur me peshoren, ndër­sa një dëm­tim në klavikulë e dety­roi të ndër­priste përko­hë­sisht stërvit­jen.

“Disi dola nga rru­ga dhe u dëm­to­va pak para fes­tave. M’u desh të ndalo­ja stërvit­jen për një peri­ud­hë”, u shpreh ai në videon “Final­ly Step­ping On The Scale”.


Megjithatë, pavarë­sisht penge­save, Jel­ly Roll vazh­don të jetë i fokusuar në objek­tivin e tij final, duke deklaru­ar se i duhen ende rreth 18–27 kilo­gramë për të arrit­ur for­mën e dëshiru­ar. Aktu­al­isht, ai peshon rreth 125 kilo­gramë, duke shënuar një rrit­je të lehtë pas një peri­ud­he sta­biliteti.

Artis­tit i pret një tjetër sfidë e mad­he: pjesë­mar­r­ja në New York City Marathon, një nga mara­to­nat më të njo­hu­ra në botë, si dhe plan­et për një ndërhyr­je kirurgjikale për heq­jen e lëkurës së tepërt.

Nga ana tjetër, bashkëshort­ja e tij, Bun­nie Xo, ka zbu­lu­ar se ky trans­formim nuk ka ndikuar vetëm në pam­jen fizike, por edhe në jetën e tyre per­son­ale dhe mar­rëd­hënien në çift, duke e cilë­suar ndryshimin si të duk­shëm në çdo aspekt të jetës.