“Dosja Veliaj” ndahet në dy pjesë, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 7 të pandehur

“Dos­ja Veli­aj” është ndarë zyr­tar­isht në dy pjesë, pasi GJKKO ka pran­uar kërkesën për gjykim të shkur­tu­ar të 7 të pan­de­hurve në këtë çësht­je.

Sipas vendim­it të gjykatës, mes per­son­ave që do të për­fi­to­jnë nga kjo pro­ce­durë janë biz­nes­menë dhe një ish-deputete social­iste, konkretisht Elman Abule (Ram­et­al shpk), Fat­mir Bek­tashi (Kon­takt shpk), Mir­ton Lika (Lani shpk), Frosi­na Bol­lo (OJF “Frobolous”), si dhe Adela Kon­dakçiu, Fatjon Baci dhe Klotil­da Bush­ka.

Ndërko­hë, për pjesën tjetër të të pan­de­hurve, dos­ja do të rihid­het në short për vijimin e pro­ce­sit gjyqë­sor me pro­ce­durë të zakon­shme.

Sean­ca për gjykimin e shkur­tu­ar është cak­tu­ar për datën 20 maj, ku pritet që prokuro­r­ia të paraqesë kon­kluzionet për­fundimtare.