
Goditet “foleja” e prostitucionit në Tirana, arrestohen 2 shtetase nga Kina
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar “Foleja 6”, pas informacioneve për ushtrim prostitucioni në një apartament me qira në zonën e rrugës “Myslym Shyri”.
Gjatë ndërhyrjes, u arrestuan dy shtetase me origjinë nga Kina, përkatësisht 40 dhe 38 vjeçe, të dyshuara se ushtronin prostitucion në ambientin e marrë me qira.
Në vijim të operacionit, janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë dhe përfitues nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tirana për hetime të mëtejshme.