Hakmarrje pas 10 vitesh në Lezhë? Djali i Genc Mhillajt mes të kërkuarve për ekzekutimin e çiftit Mujeci

Hak­mar­rje pas 10 vitesh në Lezhë? Djali i Genc Mhilla­jt mes të kërkuarve për ekzeku­timin e çiftit Muje­ci

Poli­cia shpall në kërkim tre per­sona për vras­jen e çiftit Muje­ci në Ball­dren. Dyshohet për hak­mar­rje të lid­hur me kon­flik­tin e vjetër mes famil­jeve që nga viti 2016.



Zbard­hen deta­je të reja nga ngjar­ja e rëndë në Ball­dren të Lezhës, ku mbeti i vrarë çifti Muje­ci. Poli­cia ka shpal­lur në kërkim tre per­sona të dyshuar si autorë të ekzeku­tim­it, ndër­sa pista krye­sore e hetim­it mbetet hak­mar­r­ja.

Sipas njof­tim­it zyr­tar, në kërkim janë shpal­lur Adri­ano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Rena­to Mhillaj, 23 vjeç. Ky i fun­dit rapor­to­het të jetë djali i Genc Mhilla­jt, i cili humbi jetën në vitin 2016, ndër­sa Flori­ni është nipi i tij. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk është lokalizuar nga poli­cia.

Hetimet para­prake sug­jero­jnë se vras­ja mund të jetë një akt hak­mar­rje­je, i lid­hur me një kon­flikt të her­shëm mes dy famil­jeve në zonën e Lezhës.

Burime bëjnë me dije se për­plas­ja mes palëve ka nisur që në vitin 2016, fil­lim­isht për një inci­dent të vogël në fshatin Torovicë. Një debat për një autom­jet të parkuar keq në rrugë deg­jen­eroi në për­plas­je fizike, duke kri­juar ten­sione të for­ta mes famil­jeve.

Edhe pse në duk­je kon­flik­ti u mbyll, sit­u­a­ta u përke­që­sua me kalim­in e kohës. Pak më vonë, një nga per­son­at e përf­shirë në për­plas­jen fillestare u vra në një aten­tat të dyshuar si pritë. Pavarë­sisht arres­timeve të bëra në atë kohë, pro­ce­si gjyqë­sor nuk arri­ti në dën­ime për mungesë provash, duke lënë të hapur plagën e kon­flik­tit.

Që prej asaj kohe, mar­rëd­hëni­et mes famil­jeve kanë mbe­tur të ten­sionuara, ndër­sa dyshimet dhe mos­bes­i­mi kanë vijuar të rriten.

Ngjar­ja e fun­dit në Ball­dren duket se është një vazhdim i kësaj his­to­rie të gjatë për­plas­jesh, që sipas het­uesve mund të ketë kul­muar me këtë akt tragjik.

Poli­cia vijon opera­cionet për kap­jen e autorëve të dyshuar, ndër­sa hetimet janë në zhvil­lim për të zbard­hur plotë­sisht motivet dhe rrethanat e krim­it.

Ngjar­ja ka tron­di­tur komu­nitetin lokal dhe rik­then në vëmend­je paso­jat e rën­da që mund të sjellin kon­flik­tet e pazgjid­hu­ra ndër vite.