
“Idiotët shqiptarë?” – Ferit Hoxha përballet me reagimet, takim me Izet Mexhiti për të shuar ‘tymnajën’
Pas polemikave të forta në rrjet, ku u pretendua se ministri i Jashtëm Ferit Hoxha kishte ofenduar shqiptarët në Maqedonia e Veriut, situata mori një kthesë të re me një takim të drejtpërdrejtë me liderin e VLEN, Izet Mexhiti.
Takimi erdhi pas publikimit të disa mesazheve të supozuara në WhatsApp nga Belind Këlliçi, ku pretendohej se Hoxha i ishte referuar diasporës shqiptare me fjalët fyese: “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”. Kjo shkaktoi reagime të shumta dhe kërkesa për një ndjesë publike.
Megjithatë, gjatë takimit, Hoxha e mohoi sërish kategorikisht autenticitetin e mesazhit, duke e cilësuar gjithë situatën si një “tymnajë” të krijuar artificialisht.
“U ngrit kjo tymnajë dhe u takuam”, u shpreh ai shkurt.
Nga ana tjetër, Izet Mexhiti u përpoq të ulë tensionet, duke përdorur një metaforë të thjeshtë:
“Edhe në familje ka zënka”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e komunikimit më të shpeshtë mes palëve.
Në fokus të bisedës nuk ishte vetëm polemika, por edhe projekte konkrete si Korridori VIII, një çështje strategjike për rajonin.
Në përfundim, Hoxha theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut mbeten të forta dhe të pandashme, pavarësisht zhurmës mediatike.