“Klodian Braho sot në KLP/ Paraqet raportin 2025 të SPAK me shifra dhe paralajmërime!”

Këtë të hënë, kreu i SPAK, Klo­di­an Bra­ho, do të paraqitet para KLP për të rapor­tu­ar mbi aktivitetin e insti­tu­cionit gjatë vitit 2025, raport i cili tash­më është depoz­i­tu­ar edhe në Kuvend.

Sipas të dhë­nave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë het­u­ar gjith­sej 871 pro­ced­ime penale. Nga këto, 294 janë pro­ced­ime të reja të regjistru­ara bren­da vitit, 39 janë çësht­je të bashkuara, ndër­sa 577 janë të mbar­tu­ra nga viti 2024. Kra­ha­suar me një vit më parë, vihet re një rrit­je prej 4.9% e volu­mit të het­imeve.

Në raport, SPAK thek­son si shqetë­suese çdo nis­më ligjore apo insti­tu­cionale që mund të kufi­zo­jë mjetet pro­ce­duri­ale dhe pavarës­inë e tij, duke e kon­sideru­ar këtë një sfidë për funk­sion­imin e drejtë­sisë.

Sa i për­ket luftës kundër krim­it të orga­nizuar, gjatë vitit 2025 është regjistru­ar një ulje e num­rit të çësht­jeve të reja, kra­ha­suar me vitin 2024. Megjithatë, num­ri i het­imeve të për­fun­d­uara ka shënuar rrit­je me rreth 3.4%, duke kalu­ar nga 58 çësht­je në vitin 2024 në 60 gjatë vitit 2025.

Rapor­ti pritet të shoqëro­het me disku­time dhe vlerësime nga anë­tarët e KLP, ndër­sa fokusi mbetet te per­for­man­ca e insti­tu­cionit dhe sfi­dat në luftën kundër kor­rup­sion­it dhe krim­it të orga­nizuar.