“Princ Leka publikon FOTOT familjare nga jugu/ Momenti që ‘shkrin’ rrjetin: Geraldina përqafon Blerta Celibashi!”

Princ Leka ka ndarë me ndjekësit momente të veçan­ta nga jugu i Shqipërisë, ku ka qenë i pran­ishëm në disa aktivitete në fshatin Luzat të Tepe­lenës, i shoqëru­ar nga bashkëshort­ja Bler­ta Celibashi dhe vajza e tij, Geral­d­ina.

Në një pos­tim në rrjetet sociale, Princ Leka ka pub­likuar disa foto famil­jare, ku shfaqet pranë dy per­son­ave më të rëndë­sishëm në jetën e tij. Ai e cilë­son këtë ekspe­ri­encë si një moment të veçan­të, duke thek­suar rëndës­inë e vler­ave dhe trashëgimisë që kalon nga një brez në tjetrin.

“Ishte një kënaqësi e veçan­të të isha i shoqëru­ar nga bashkëshort­ja ime, Princeshë Bler­ta, dhe vajza ime, Princeshë Gerald­inë, për të përku­j­tu­ar dhe vlerë­suar një trashëgi­mi që vijon të frymë­zo­jë në breza”, shpre­het Princ Leka.



Ajo që ka tërhe­qur më shumë vëmend­jen në këto foto është momen­ti emo­cional kur Geral­d­ina përqa­fon Bler­ta Celibashi, një gjest që është inter­pre­t­u­ar si një shen­jë afrim­iteti dhe har­monie në famil­je.

Kuj­to­jmë se disa javë më parë, Princ Leka kurorë­zoi dashur­inë e tij me Bler­ta Celibashi, pas ndar­jes nga ish-bashkëshort­ja Elia Zaharia. Ndërko­hë, në media është për­folur edhe se çifti mund të jetë në prit­je të një djali, megjithëse kjo mbetet e pakon­fir­muar zyr­tar­isht.