U fol për krizë në martesë, por pamjet zbulojnë të vërtetën mes Armir Shahinit dhe bashkëshortes

U fol për krizë në martesë, por pam­jet zbu­lo­jnë të vërtetën mes Armir Shahinit dhe bashkëshort­es

Ish-final­isti i “Big Broth­er VIP 5”, Armir Shahi­ni, i njo­hur edhe si Miri, është rik­thy­er pranë famil­jes së tij, duke i dhënë fund zërave dhe aludimeve për një krizë në martesën e tij me bashkëshort­en, Rabea Shahi­ni.

Në një video të pub­likuar në “Insta­gram”, ai shfaqet në një moment emo­cional duke përqa­fuar vajzën e tij, ndër­sa në pam­je shi­het edhe pra­nia e bashkëshort­es së tij, e cila kishte qenë në qendër të komenteve gjatë kohës që ai ishte pjesë e real­i­ty-show‑t.

Pam­jet tre­go­jnë një atmos­ferë të qetë dhe famil­jare, ku çifti shfaqet i afërt dhe i buzëqeshur. Në video, ata mad­je shkëm­be­jnë edhe një puth­je, duke hed­hur poshtë zërat për prob­leme në mar­rëd­hënien e tyre.

Edhe Rabea Shahi­ni reagoi pub­lik­isht përmes një pos­ti­mi në “Insta­gram”, ku ndau një “self­ie” krah Mir­it. “Ju për­shën­des­im”, shkroi ajo, shoqëru­ar me një emo­ji zem­re, duke treguar har­mon­inë mes tyre.

Në sfond të videos dëgjo­hej kën­ga e West Side Fam­i­ly, “Në krahët e tua do jem”, një detaj që shumë ndjekës e inter­pre­t­u­an si një mesazh sim­bo­lik për dashur­inë dhe sta­bilitetin e çiftit.

Ky rib­ashkim vjen pak ditë pas për­fundim­it të spek­tak­lit, ku Armir Shahi­ni u ren­dit në vendin e dytë. Me pos­timet e fun­dit, duket se çifti ka lënë pas çdo zhur­më medi­atike dhe po shi­jon momentet famil­jare larg vëmend­jes së kam­er­ave.